6 automjete përfshihen në një aksident në autostradën Tiranë – Durrës

 

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në afërsi të Vorës. Makinat u përplasën me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Aksidenti shkaktoi trafik në autostradë. Policia ndërhyri për të zhbllokuar qarkullimin dhe po heton për shkaqet e përplasjes zinxhir.

SHKARKO APP