6 ditë kërkime në lumin Fan, ende asnjë shenjë për trupin e 10-vjeçarit

Sot bëhen gjashtë ditë që nga humbja e 10-vjeçarit. Deri tani nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupit megjithatë polumbarët e RENEA-s po punojnë intensivisht përgjatë rrjedhjes së lumit Fan të Mirditës.

Dje u bë edhe kontrolli në urën e prishur pas devijimit të rrjedhës së lumit ku dyshohej që mund të ishte trupi i 10-vjeçarit, por pa sukses.

Kërkimet do të vazhdojnë  edhe ditën e sotme përgjatë rrjedhës së lumit, por edhe tek diga e HEC-it në Reps të Mirditës.

SHKARKO APP