6 ditë në koma, avokati do të dërgohet në Athinë

Prej 6 ditësh në koma nga dhuna barbare, avokati Sokol Mëngjesi mësohet do të dërgohet në Athinë për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve. Dërgimi do të bëhet ditën e martë.

Mëngjesin e sotëm, Mëngjesit i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve, ndërsa pritej edhe zgjimi gradual i tij. Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohues.

Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në burg, ndërsa vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë.

SHKARKO APP