6 janar, dita e fundit e qëndrimit në hotele. 3800 persona kërkesë për bonus qiraje

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, do të duhet t’i lënë prej të hënës hotelet ku u strehuan për afro 1 muaj e gjysmë. Bashkia pritet të japë bonusin e qerasë për familjet që kanë plotësuar dokumentacionin.

Nga ana tjetër, qytetarët thonë se e kanë mjaft të vështirë të gjejnë shtëpi me qira me 20 mijë lekë të reja që do të përfitojnë. Pranë Bashkisë së Durrësit kanë aplikuar mbi 3800 persona për bonus qiraje me një kohëzgjatje 12-18 muaj. Në hotelet e Durrësit, Golemit dhe Kavajës janë strehuar 4 mijë të pastrehë. Banorët thonë se bashkia duhet ta shtyjë afatin.

Në Thumanë, familjet e pastreha patën afat deri me 3 janar. Por autoritetet lokale u tërhoqën nga vendimi për t’i larguar nga hotelet e Shëngjinit, ku janë strehuar, pasi jo te gjithë kishin mundur të gjenin banesa me qira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?