6 marsi/ Për PS duket limonatë, për PD ”luftë”

Nga: Redjon Shtylla

Zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë e vendit, për dy kampet shihet ndryshe. Për PD-në, po shihet si ”luftë”, ku Komisioni i Rithemelimit thotë se do të jenë në garë me të gjithë faktorin opozitar, kurse Lulzim Basha që Gjykata e Tiranës e njohur si kryetar, thotë se është mundësia për tu ndarë nga e shkuara. Kurse nga PS-ja nuk ka shumë zhurmë.

Grupimi i Bashës po futet në garë me premtimin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve të lartë të korruptuar, kurse ai i Berishës me premtimin për të mposhtur me anë të revolucionit paqësor atë që ai e quan regjim të kryeministrit Rama.

Ajo që bie në sy është që socialistët pritet që të jenë në garë me emra jo të fortë, jo të bujshëm politikisht. Pa ulur vlerat individuale të kandidateve, mund të themi se ato nuk janë as personazhe kryesorë të PS-së. Kurse PD-ja vijon të qëndrojë tek burrat, kurse Sali Berisha tek emra që kanë mbështetje në zonat ku do të ketë zgjedhje.

Gara e 6 marsit për PS-në duket si limonatë, për sa kohë fituan edhe mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, kurse për PD-në do të jetë një test, për të parë se në sa bashki do të fitojnë dhe nga ana tjetër, është edhe Sali Berisha, që ende nuk dihet sesi do të marrë pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e kandidatëve të Berishës mund të bëhet përmes një koalicioni me LSI, edhe pse kjo e fundit është më në heshtje për këtë proces, por edhe me kandidatë të pavaruar.

Sot Rama do të finalizojë emrat, që në Durrës do të jetë kryetarja në detyrë Emirjana Sako. Kurse në Shkodër, perfektja Majlinda Angoni pritet të jetë kandidatja e PS-së. Në Lushnje socialistët kanë propozuar për kandidate Eriselda Sefën, aktualisht kryetare e komanduar në këtë bashki. I përfshirë është edhe Presidenti Ilir Meta, me deklarata të forta dhe kritike ndaj Ramës dhe kryetarit legjitim të PD-së, Lulzim Basha.

SHKARKO APP