6 muaj Covid-19 në Shqipëri, regjistrohen 301 viktima
5 pacientë të shtruar në dy spitalet Covid, humbën jetën për shkak të Covid-19. Referuar njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tri prej viktimave janë gra, ndërsa dy burra. Në total në Shqipëri betejën nuk e kanë 301 persona.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se sipas mendimit të tij, pavarësisht shtimit të rasteve të reja gjatë muajve të verës, agresiviteti i virusit nuk është i njëjtë me atë të muajve prill-mars. Ai bën thirrje sërish që qytetarët të zbatojnë në mënyrë rigoroze protokollet e higjienës dhe të distancimit social.
Brenda pak ditësh, i dyti qytetar, njëkohësisht pacient me Covid 19, i dha fund jetës së tij. Të mërkurën nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur muajt e fundit si spitali Covid 2, një 65-vjeçar u hodh nga kati i katër dhe për pasojë humbi jetën.
Stafi i spitalit tha se pacienti krahas Covid-19 merrte trajtim edhe për probleme psikologjike. Një ngjarje e tillë sigurisht që është e rëndë,por edhe më herët ambientet e spitaleve ku po trajtohen pacientë me Covid-19 janë bërë shënjestër e shqetësimeve, sidomos nga familjarët e personave që ndodhen brenda.