6 orë të bllokuar në det, mbërrin në Vlorë trageti nga Brindisi

Pas 6 orësh vonesë, ka mbërritur në brigjet e portit të Vlorës trageti i linjës Brindisi-Vlorë. Trageti që duhej të ankorohej në orën 8 të mëngjesit ka mbërritur në orën 14:00, duke shkaktuar pakënaqësi te qytetarët. Kjo shtyrje u bë për shkak të motit të keq.

Pasagjerët të cilët kanë pritur në traget janë shprehur se udhëtimi ka qenë mjaft i veshtirë ndërsa edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë për shkak të kushteve meteorologjike. Trageti ka provuar dy herë për t’u ankoruar në orët e mëngjesit por nuk ka arritur për shkak të detit me dallgë dhe erë të fortë. Vetëm reth orës 14 trageti ka mundur të ankorohet.

“Udhëtimi shkoi mirë, qëndruam 2 orë në det”, tha një qytetar. “Kam pritur që në orën 10”, shtoi një tjetër. “Kemi pritur 10 orë në det”, kështu thanë qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?