6 të plagosurit prej shpërthimit në Lushnje jashtë rrezikut për jetën

Gjendja shëndetësore e 6 të plagosurve nga shpërthimi i ndodhur të Premten në Lushnjë është e stabilizuar.

Sipas Klan News njëri prej tyre ka dalë nga spitali rajonal i Lushnjes ditën e sotme dhe do të mjekohet në banesë.

Tashmë pritet që në vendngjarje të hiqet bombula e mbetur e oksigjenit e varur në vinç, pasi paraqet rrezikshmëri të lartë dhe Njësia Antieksploziv ka kërkuar ekspertë shtesë.

Kujtojmë se ngjarja tragjike shkaktoi dy të vdekur babë e bir.

SHKARKO APP