Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Si festohen Krishtlindjet në Vatikan?

Si festohen Krishtlindjet në Vatikan?

Kryesore
E mërkurë, 24 Dhjetor 2025 08:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Krishtlindjet në Vatikan festohen në mënyrë madhështore prej të paktën një gjysmë mijëvjeçari.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Krishtlindjet këtë vit do të celebrohen nga Papa Leo XIV, por traditat e Krishtlindjeve të dashura për vizitorët dhe besimtarët në qendrën e Kishës Katolike mbeten të njëjtat.

Mund t'ju interesojë

Para 13 orësh
I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemr...

Para 13 orësh
Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush ...

Para 14 orësh

Kur fillojnë festimet?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për katolikët koha e ardhjes (adventit) dhe bashkë me të edhe pritja e lindjes së Krishtit filloi këtë vit më 30 nëntor, me adventin e parë. Megjithatë festimet në Vatikan nisin gjithmonë me ndriçimin zyrtar të pemës së Krishtlindjes dhe zbulimin e grazhdit të Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit, që kësaj radhe u bë më 15 dhjetor.

Nga vjen pema e Krishtlindjes?

Çdo vit një komunitet i kishës katolike i dhuron Vatikanit pemën e Krishtlindjes, gjë që konsiderohet si një nder i veçantë. Këtë herë u zgjodh një bredh nga provinca e Bolzanos në Tirolin e Jugut, i cili është 27 metra e lartë dhe peshon rreth tetë tonë.

Peshkopi Ivo Muser i Bolcano-Bressanone tha në një intervistë në faqen e internetit të qytetit të Vatikanit: “Dëshiroj që adhurimi për ekzistencën, të ngjallet edhe nga pema jonë dhe të nxisë për të reflektuar”. Ai u bëri thirrje njerëzve që të jenë të ndërgjegjshëm, të respektueshëm dhe të gatshëm për të pasur “stile jetese të qëndrueshme dhe të thjeshta”.

Krishtlindja në Vatikan festohet në mënyrë madhështore prej të paktën një gjysmë mijëvjeçari, por në sheshin e Shën Pjetrit pema e krishtlindjeve u vendos që nga viti 1982 gjatë pontifikatit të Papës së Gjon Pali II.

Cili grazhd i Krishtlindjes vjen në Vatikan?

Skena e lindjes së Jezusit vjen nga dioqeza e Nocera Inferiore-Sarno në provincën jugore italiane të Salernos në Kampania. Grazhdi i Krishtlindjes me figura në përmasa reale sjell elemente, që janë tipike për rajonin përreth Nocera. Duke bërë njoftimin peshkopi Giuseppe Giudice tha se kjo është “një mundësi e mrekullueshme për ungjillizimin dhe ripërtëritjen e të gjithë rajonit”.

Në të njëjtën kohë këtë vit nën kolonat e majta të sheshit të Shën Pjetrit mund të shihet për të tetën herë ekspozita “100 grazhde të Krishtlindjeve në Vatikan”. Aty mund të shihen 132 grazhde me skena të lindjes së Krishtit të krijuara nga artistë nga 23 vende. Ekspozimi i këtij viti bëhet në kuadrin e programit kulturor “Giubileo è Cultura” (përvjetori është kulturë) dhe sipas “Vatican News” synon “të shprehë falënderime për Vitin e Shenjtë që sapo kemi përjetuar”.

Çfarë ndodh natën e Krishtlindjeve?

Papa Leo XIV do të drejtojë meshën solemne të mesnatës në orën 22:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit. Natyrisht katedralja do të jetë plot, prandaj ajo i hap dyert që në orën 19:00. Për hyrjen nevojiten bileta, por ato janë falas dhe zakonisht janë shitur që muaj më parë.

Çfarë vjen më pas?

Vizitorëve dhe besimtarëve nuk u nevojiten bileta në ditën e parë të  Krishtlindjes, kur Papa jep bekimin solemn “Urbi et Orbi” – “për qytetin dhe botën”. Leo XIV do të flasë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit i ndjekur nga dhjetëra-mijëra besimtarë në shesh. Fjala e tij fillon në orën 12:00. Edhe këtu sa më parë aq më mirë, sidomos në këtë Vit të Shenjtë, të shpallur nga Papa Françesku, i cili ndërroi jetë në prill. Viti i shenjtë vazhdon deri në fund të sezonit të Krishtlindjeve

Ditën e Vitit të Ri në orën 17:00 Papa do të mbajë shërbesën e darkës në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku këndohet “Te Deum” në shenjë falënderimi për vitin që shkoi.

Kur përfundojnë festimet?

Me “Meshën e Shenjtë në Solemnitetin e Epifanisë” të drejtuar nga Leo XIV më 6 janar në orën 9:30. Atëherë përfundon edhe Viti i Shenjtë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.