6 viktima dhe 697 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Vijon trendi rritës i rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 697 persona. Kurse betejën me virusin vdekjeprurës sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk e kanë fituar 6 persona të prekur me Covid-19. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cërrik, Këlcyrë.
Lajmi i mirë, është se po në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.
COVID-19-Statistika (07 Janar 2021)
Raste të reja ditore 697
Të shëruar në 24 orë 433
Të shtruar në spitale 260
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3,668
Testime totale 280,381
Raste pozitive 61,705
Raste të shëruara 36,535
Raste aktive 23,947
Humbje jete 1223
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13857
Fier 1743
Shkodër 1309
Durrës 1238
Vlorë 960
Lezhë 958
Korçë 881
Elbasan 851
Berat 776
Dibër 515
Gjirokastër 457
Kukës 402