”6 vite burg kush nxjerr dëshmitë e Dumanit”, por SPAK-u shkeli i pari sekretin hetimor
SPAK-u thotë se do të ketë dënime me 6 vite burg, kush nxjerr dëshmitë e Dumanit, por që nuk ka dalë ende në një qëndrim zyrtar për të sqaruar se çfarë e ka shtyrë të cenojë lirinë e medias dhe të ruajë të penduarit. Pa gjetur se kush e nxori sekretin ashtu siç i njëjti ligj e kërkon, SPAK-u urdhëron që sekretin ta ruajë media.
Pa informuar dhe duke mos zbuluar se cilët janë funksionarët që tradhtuan dëshmitarët e mbrojtur Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj e që në lexim të të njëjtit ligj rrezikuan jetën e të penduarve dhe cenuan interesin e publikut me minimin e një hetimi prej nga ku duhet të arrestoheshin autorë krimesh ende të kërkuar, SPAK e shkel i pari sekretin hetimor kur pranon se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Kjo ndodh në një kohë kur gjykata e posaçme ka urdhëruar që të mos nxirret asnjë detaj rreth Dumanit dhe Hoxhajt. SPAK-u insiston jo zyrtarisht se shkresa nuk prek median dhe lirinë e shtypit sa kohë ligji thotë edhe se nuk duhen zbuluar të dhënat e dëshmitarit të drejtësisë. /TCH/