6-vjeçari “drejton” protestën te Kryeministria, thirrje bashkëmoshatarëve: Hajdeni, të vijë edhe xhaxhi Edin
6-vjeçari David Marku “drejtori” protestën para Kryeministrisë, e mbajtur nga banorë të katër lagjeve të Tiranës, kjo në mbrojtje të banesave të tyre që pritet të prishën nga autoritetit. Ai foli për mediat duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama.
“O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpitë, të lutem o xhaxhi Edi. Xhaxhi di mos na i prish shtëpia të lutem shumë ne mezi i kemi bërë, s’kemi më shtëpi të tjera”, tha ai.
Po ashtu Davidi i ftoi të gjithë fëmijët e tjerë në protestë të mblidhen dhe të ngrinin edhe ata zërin e tyre.
“Ne s’kemi më shtëpi të tjera. Mblidhuni këtu grup, hajdeni shpejt! Të gjithë duhet të flasim diçka. Të thërrasim xhaxhin Edin”, i porosiste 6 vjeçari fëmijët e tjerë në në protestë, duke i prekur të gjithë.
KOHA JONË SONDAZH

