”6 vrasje nga policia në 8 muaj”, Xhelal Mziu: Të dorëhiqet Bledi Çuçi

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pas vdekjes së të riut Laer Kurti në komisariatin nr.3 të Tiranës. Po ashtu Mziu tha edhe se në 8 muaj, efektivët e policisë kanë vrarë 6 persona.

”6 vrasje nga policia në 8 muaj është vërtetë skandaloze. Dikush që është duke lëvizur, policia nuk jep asnjë argument pse u ndoq në ato orë të vona të natës. Një njeri me parametra fizike por jo vetëm kaq, dhe brenda pak çastesh vdes. Koherenca e të gjitha strktyuravbe, si në rastin e Rashës kur e njollosën u vra se kishte armë, aq sa u nxorën pamjet e vrasjes makabre.

Këto përsëriten dhe kthehen në gjëra të përditshme, është për të ardhur keq. Policët që e kanë shoqëruar mund të jenë përdoruesit e drogës, jo një person tjetër që thuhet se kishte një qese 5×5 cm dhe e gëlltiti. S’e kuptoj si e ka gëlltitur duke vrapuar dhe nën monitorimin e policisë.

Është për të ardhur keq dhe ping-pongu që luajnë strukturat e drejtësisë dhe policisë, por nuk shoqërohet me një akt dorëheqje nga më e pakta nga Drejtori i Policisë së Tiranës dhe ministri i Brendshëm. Kujtoj rastin e vrasjes së një të riu në Greqi dhe që zgjati jo njëherë, por ishte kalvar që imponoi largimin e qeverisë. Kurse në Shqipëri, 6 vrasje të bëra nga policia. Është për të ardhur keq”.

SHKARKO APP