FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e tretë, e si zakonisht, para nisjes zyrtare të spektaklit, nisin aludimet për emrat që mund të bëhen pjesë e reality show-t.

Lista është e gjatë dhe përfshin artistë, aktorë, influencues dhe figura të njohura të ekranit, disa i njohim mirë.

Mes emrave që u përmendën janë këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, aktori dhe humoristi Elvis Pupa, si edhe poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista vazhdon me emra nga fusha të ndryshme të showbiz-it, aktrimi apo rrjetet sociale si Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula dhe DJ Rafaela DJ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, pjesë e kastit mund të jenë edhe Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, si dhe Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.

Ndërkohë, këtë sezon vëmendja nuk është vetëm te konkurrentët. Në karriget e opinionistëve do të ulen Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi.

Sezoni i ri shënon gjithashtu rikthimin në ekran të moderatores Arbana Osmani, e cila do të drejtojë programin.

Ky rikthim është veçanërisht interesant, pasi është hera e parë që ajo shfaqet në një logo tjetër televizive pas shumë vitesh në Top Channel dhe në një format që konkurron drejtpërdrejt me “Big Brother VIP Albania“, të cilin e ka moderuar për disa edicione./botasot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?