60 ditë përjashtim nga Kuvendi, miratohen ndryshimet e PS-së
Tashmë me rregulloren e re, deputetët e Partisë Demokratike do të duhet të mendohen gjatë sesi do të vijojnë aksionin e tyre opozitar, për shkak se kjo mund t’i kushtojë shumë.
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miratoi këtë të martë ndryshimet e Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit. Që do të thotë se tashmë dënimet për një deputet që shkel rregulloren e Parlamentin do të jenë jo më 10 ditë maksimumi, por nga 30-60 ditë përjashtim.
Këto ndryshime, hyjnë në fuqi pasi të miratohen në seancën e së enjtes, ku mjafton 71 vota të cilat mazhoranca i ka. Në mbledhjen e sotme, kanë qenë vetëm anëtarët e PS-së.