60 infermierë shqiptarë në Itali, Soreca: Solidariteti në zemër të vlerave të BE

Shqipëria dërgon edhe 60 ingermierë në Itali, duke e çuar në 90 numrin total të bluzave të bardha që japin ndihmë në shtetin fqinj. Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar rreth ndihmave të Shqipërisë me 60 infermierë për Italinë.

Ky gjest është vlerësuar nga Soreca duke thënë se është një veprim i shkëlqyer solidariteti. Më tej Soreca thekson se pikërisht këto vlera janë në zemër të vetë unionit të Bashkimit Europian.

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër Covid-19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?