60 mijë doza të vaksinës kineze më në fund mbërrijnë në Rinas

Kanë mbërritur këtë të diel në Rinas 60 mijë doza të vaksinës kineze, Sinovac. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndodhej në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur ngarkesën e dozave të vaksinës Sinovac. Ditën e hënë priten 14 mijë e 40 doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar me planin e vaksinimit masiv në vend, teksa muajin tjetër pritet të vijë një tjetër sasi vaksinash nga AstraZeneca.

“Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, të cilat janë pjesë e kontratës së dytë. 60 mijë doza që do të përdoren për të gjithë qytetarët të cilët janë vaksinuar me dozën e parë, dhe duhet të vijojnë vaksinimin me dozën e dytë. Në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 830 mijë doza në total. Deri ditën e djeshme janë vaksinuar rreth 712 mijë qytetarë. Situata në vend është normalizuar, ka një ulje të rasteve aktive, kjo falë vaksinimit masiv që ka dhënë impaktin e vet. Është gjithmonë vendi për të treguar kujdes, jemi të fokusuar të arrijmë 1 milionë vaksinime në muajin qershor”, tha Manastirliu.

Po ashtu ministrja shtoi se synohet të ulet fasha e grupmoshave që vaksinohen, duke nisur me punonjësit e transportit publik. Ministri i Rindërimit, Arben Ahmetaj, sigurimin e vaksinave, ia faturoi si sukses qeverisë, e cila sipas tij, ka arritur të fitojë këtë betejë ndaj virusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot është moment i duhur relfektimi për t’iu kthyer mbrapsht betejës sonë me Covid-19. Këtë betëjë e kemi fituar, vëmendja duhet të vazhdojë. Plani i vaksinimit është i furnizuar jo vetëm me vaksina Sinovac, Pfizer dhe AstraZencea por edhe më tej. Sot nuk mungon asnjë vaksinë. Është premtim i mbajtur, e themi sot, pas datës 25 prill. S’ka të bëjë me zgjedhjet, por me atë që do të bëjë një qeveri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?