60-vjeçarja e harruar nga shteti, mbledh kanaçe për të siguruar jetesën
Teuta Cërriku jeton prej vitesh mes varfërisë dhe vetmisë, në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Skamjen e ka thelluar edhe më tej vdekja e bashkëshortit, një vit më parë.
60-vjeçarja, nuk ka asnjë të ardhur, ndërsa lista e borxheve në dyqan sa vjen e shtohet duke u bërë e papërballueshme.
Fqinjët, herë pas here e ndihmojnë për ushqime me mundësitë që kanë.
“I sjellim bukë të hajë, të mbajë frymën të paktën se nuk kujtohet shteti për ne,” thotë fqinja e saj.
E moshuara mbledh kanaçe për të siguruar të ardhurat.
“S’kemi,” thotë Teuta e mërzitur.
Thirrja e saj shkon për autoritetet, që ta ndihmojë të paktën me një pension.
“I bëj thirrje shtetit, ç’janë këta të Bashkisë, të venë dorën në zemër të më ndihmojnë dhe mua. Të më japin ndonjë pension,” thotë ajo. /Ora News