600 euro për t’u kthyer në atdhe! Oferta e re drejtuar azilkërkuesve

600 euro do të marrë në dorë çdo person që kërkon azil në Gjermani nëse pranon të kthehet vullnetarisht në atdhe.

Është kjo oferta e bërë nga autoritetet gjermane azilkërkuesve që ndodhen në territorin gjerman, përfshirë ata shqiptarë.

Disa lande, njësi shtetërore këto në Gjermani, po e bëjnë këtë ofertë për të shkurtuar shpenzimet e mbajtjes së azilkërkuesve.

Raportohet se 107 persona deri tani kanë pranuar këtë ofertë duke bërë që autoritetet gjermane të shpenzojnë rreth 65 mijë euro.

Autoritetet gjermane po tentojnë me çdo mënyrë që të frenojnë aplikimet për azil duke qenë se shifra e tyre është në rritje konstante.

Gjatë këtij viti, kanë kërkuar azil rreth 179 mijë persona në Gjermani, kryesisht nga Ballkani dhe Siri.

SHKARKO APP