600 persona përfitojnë ndihmë ligjore falas

600 persona në Shkodër dhe në Dibër kanë marrë ndihmë ligjore parësore dhe dytësore falas në ”Qendrën e Ndihmës Ligjore fala”. Sipas Sondazhit ”Aksesi në Drejtësi 2017”, kryer nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri, gati gjysma e popullsisë së intervistuar kanë përjetuar probleme juridike në pesë vitet e fundit dhe gati tre të katërtat e shqiptarëve besojnë se sistemi i drejtësisë nuk mbron në mënyrë të duhur të drejtat e tyre.

Skema e Ndihmës Ligjore falas mbulon vetëm një pjesë të nevojave të grupeve vulnerabël. Ndihma juridike falas është një e drejtë e njeriut. Mungesa e ndihmës juridike falas është një pengesë për akses të barabartë në drejtësi që prek kryesisht grupet vulnerabël.

Në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë, dhe nëpërmjet,”Qendrës së Ndihmës Ligjore falas”, PNUD i ka siguruar ndihmë ligjore parësore dhe dytësore falas rreth 600 personave në Shkodër dhe në Dibër. Kjo ndihmë ligjore falas ka përfshirë çështjet me natyrë familiare, civile, administrative dhe penale. “Ndihma Ligjore falas është një e drejtë, legjitime”, citon PNUD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?