61 pallate të dëmtuara rëndë nga tërmeti në Tiranë
Në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama foli edhe për gjendjen e banesave deri tani.
Kështu vetëm në Tiranë janë të paktën 15 banesa të shkatërruara, 239 të dëmtuara, 8 pallate janë jashtë përdorimit si dhe 61 pallate të dëmtuara rënda.
“Ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë bilancit”, tha Rama.
Në Tiranë janë 3480 persona pa shtëpi. 1 mijë janë të akomoduar në 5 qendra private, të tjerët në çadra dhe tek të afërmit.