61-vjeçari shqiptar në Itali humb jetën pasi bie nga skela teksa punonte

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Itali, ku një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela në momentin qe punonte.

Punëtori shqiptar, teksa po punonte në katin e katërt të një skele, u rrëzua nga një lartësi rreth 8-10 metra.

Mësohet se ai ka humbur jetën në vend, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit, shprehu keqardhjen për ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar. Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë punën e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes”, mësohet të ketë thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?