613 kg drogë në kamionin me banane, babai i Arbër Çekaj hap të njëjtin aktivitet 21 ditë më vonë

Vetëm 21 ditë pas kapjes së drogës në kamionin e bananeve të kompanisë, babai i Arbër Çekaj, Selim Çekaj ka hapur të njëjtin biznes me të njëjtin aktivitet por me emër të ndryshëm. Për hapjen e këtij aktiviteti ka filluar menjëherë hetimi ndaj task-forcave.

Më herët, “Forca e Ligjit” ka sekuestruar disa llogari bankare në emër të kompanisë “Arbri Garden” shpk, të cilës iu sekuestruan 613 kg kokainë në shkurt të këtij viti në Portin e Durrësit, si dhe subjektit “Ecoalmax” shpk, të dyja në pronësi të Arbër Çekajt.

Sipas task-forcës që heton grupet kriminale vlera totale e llogarive të sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 28 shkurt të këtij viti në një kontejner me banane, i ardhur nga Kolumbia si porosi e kompanisë “Arbri Garden”, u gjetën në dyshemenë e dyfishtë të tij rreth 613 kg kokainë. Lënda narkotike u konstatua gjatë kontrollit në skaner. Në pranga u vunë menaxheri i kompanisë, Donald Lushaj dhe shoferi që do transportonte me kamion konteinerin nga Porti i Durrësit për në kapanonet e kompanisë në Maminas, ndërsa në kërkim u shpall pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, i cili ishte larguar ndërkohë në drejtim të Gjermanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çekaj u arrestua më 4 maj në një provincë pranë Dusseldorfit nga policia gjermane, ndërsa në ndihmë të tyre për identifikimin e të kërkuarit, shkuan edhe dy efektivë të policisë shqiptare. Arbër Çekaj pritet të ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri për t’u përballur me akuzat e drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?