613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon azil politik në Gjermani

Biznesmeni Arbër Çekaj, kompania e të cilit kishte porositur një kontenier me banane, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë ka kërkuar azil politike në Gjermani.

Kërkesa për azil është bërë gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Essiel.

Arbër Çekaj u arrestua në 4 maj të 2018 dhe më pas nisën procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria më 27 shkurt 2018, vetëm 24 orë para kapjes në Durrës të kontenierit të porositur nga kompania e tij “Arbri Garden”, ku u gjetën 613 kg kokainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë qëndrimit në Gjermani, biznesmeni ka ndërruar të paktën dy banesa.

Pas kapjes së kokainës në banane në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, u arrestuan shoferi i kamionit Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën.

Ata janë lënë nga gjykata në masën “arrest me burg”, masë të cilën e kanë ankimuar edhe në të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.

Hetimet

Pak muaj me pare, nga Gjermania, nëpërmjet dy avokatëve të tij mbrojtës atje, Arbër Çekaj i dyshuar si personi që qëndron pas trafikut të 613 kg kokainë me kontenierët e bananeve nga Kolumbia në Maminas i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp ai shprehet se s’ka dhënë asnjë deklaratë deri në këto momente për hetuesit gjermanë, mohon akuzat për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe ndodhet në pritje të procesit të ekstradimit.

Ky qëndrim i Çekajt është bërë publik nga deklarata për shtyp e avokatëve gjerman shpërndarë për mediat nga kreu i dhomës së avokatisë në shqipëri, avokat Maks Haxhiaj.

Pak kohë më parë  autoritetet gjermane i kanë komunikuar palës shqiptare se Çekaj po hetohet prej tyre çka pamundëson ekstradimin e tij në një kohë të shpejtë drejt vendit tonë ku ndaj tij ka një masë sigurie arrest me burg në mungesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?