“613 kg kokainë në banane”. Arbër Çekaj ekstradohet sot nga Gjermania

Arber Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane në portin e Durrësit do të ekstradohet në Shqipëri.

Lajmi u njoftua nga Zv/drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat, ku njoftoi operacionet e policisë në goditjen e krimit të organizuar.

Hajnaj tha se në bashkëpunim me autoritetet Gjermane, është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj.” u shpreh Hajnaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas, i cili është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimi.

Bilanci i policisë/ Kapet në Rinas vrasësi turk, ekstradohen disa shqiptarë të rrezikshëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?