613 kg kokainë, nis seanca për dy të arrestuarit
Ka nisur në Gjykatën për Krime të Rënda, seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për dy persona të arrestuar për 613 kg kokainë të kapur në Durrës. Shoferi i kamionit Armando Pezaku, i cili transportonte kontenierët me banane nga Kolumbia ku ishte fshehur edhe droga do të njihet sot me masën e sigurisë. Edhe menaxheri i kompanisë së bananeve Donaldo Lushaj do të njihet me masën.
Dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të drogës. Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë-Maltës e Italisë. Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkoh që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë.
Donaldo Lushaj kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës. Pronari i firmës “Arbri Garden” Arber Çekaj rezulton ta ketë mbyllur aktivitetin 3 javë para aksionit dhe të jetë larguar jashtë vendit.
KOHA JONË SONDAZH

