627 viktima sot në Itali, Rama: Do vrasim njëri-tjetrin? Rrini brenda

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, ku publikon shifrën e të vdekurve në Itali brenda 24 orëve që shkon në 627, jep një thirrje të fortë edhe alarmuese për shqiptarët.

“O njerëz! Në Itali sot kishte 627 të vdekur. Gjashtëqind e njëzetë e shtatë. Vetëm sot. 24 orë 627 të vdekur! Në lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi. Pse? Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi! Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna! Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri-tjetrin?! Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!”,– shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij.

Në një tjetër postim Edi Rama risjell sërish në vëmendjen situatën e rëndë që po përjeton Italia, ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 627 viktima. Rama ka ndarë me qytetarët një video nga Sky News, brenda spitalit të Bergamos ku po trajtohen të infektuarit.

“Hapini sytë e veshët dhe shikojeni e dëgjojeni vetë, se çfarë i gjen ata që nuk duan ta marrin vesh në kohë qindin që të punon ky armik që po luftojmë!

Dhe ku? Në Bergamo! Një nga spitalet më të famshëm të europës! Zot na ruaj

*Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video“,-shkruan kryeministri.

SHKARKO APP