64-vjeçarja e paralizuar jeton në mjerim, ka vetëm nipin 25-vjeçar i cili kujdeset për të

Marjana Mile, nga fshati Zvirinë i Maliqit, sot është në moshën 64 vjeçare dhe nuk e mban mend se kur ka ecur për herë të fundit me këmbët e veta, pasi në moshë të vogël është prekur nga poliomeliti, i cili i ka marrë të dy këmbët duke e lënë të paralizuar.

Këtu ka nisur edhe kalvari i gjatë i mundimeve për këtë zonjë, pasi gjatë gjithë jetës ajo nuk ka mundur të kujdeset për veten e saj, mundime që janë shtuar edhe më tepër me kalimin e viteve, pas vdekjes së prindërve e vëllait, ndërsa i vetmi që kujdeset për Marjanën është nipi 25 vjeçar. 64-vjeçarja jeton në një banesë gjysmë të rrënuar, me vetëm një dhomë e një korridor të vogël.

Aty nuk ka banjo, pasi ajo ndodhet e shkatërruar 10 metra larg banesës, as ujë të pijshëm, ndërsa orenditë ia kanë falur dikur të afërmit, apo njerëz mirëbërës. Pavarësisht varfërisë ajo që të bie në sy është rregulli e pastërtia në këtë ambient të vogël, sepse Marjana edhe në këto kushte të vështira mundohet të mbijetojë me dinjitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ardhurat e saj janë rreth 10 mijë lekë në muaj, të cilat i paguhen nipit për kujdestari. Me këto lekë është e vështirë të sigurojë të paktën ilaçet e bukën e gojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marjana apelon për ndihmë, në kushtet kur shtëpia e saj nuk mund të quhet e tillë, pasi nuk ka as kushtet më minimale për të jetuar një person si ajo, e paralizuar dhe e sëmurë. Marjana Mile ka vuajtur gjithë jetën e saj pasojat e një sëmundje të rëndë siç është poliomeliti, ajo sot kërkon ndihmë nga kushdo që ka mundësi, që të mund të jetojë me dinjitet të paktën vitet e pleqërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?