65% e Britanikëve duan që vendi të jetë në BE

Mbi 60 për qind e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar, mendojnë se referendumi i ardhshëm do të zbulojë vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për të qëndruar apo për tu larguar nga BE-ja. Sipas një sondazh të kryer nga ish zëvendës kryetari i Partisë Konservatore, Michael Ashcroft thuhet se; 65 për qind e të intervistuarve pohuan se rezultati i referendumit do të ishte; “të mbetet vendi në BE”, ndërsa 35 për qind thanë “të largohet”.

Rezultati vjen pavarësisht se rreth 40-45 për qind e planifikimit publik të Mbretërisë Bashkuar e  mbështesin Brexit. Një numër i paralajmërimeve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe i institucioneve financiare ndërkombëtare, kohët e fundit kanë përshkuar ndikimet e ndryshme negative të një Brexit potencial në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Nga 5.000 njerëz të anketuar, votuesit më të vjetër mbështetësin konservatorët, mbi 60 për qind e atyre të moshës 45 dëshironin më shumë kontroll mbi punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, edhe nëse kjo kërkon përfitime të heqjes dorë të bashkëpunimit me vende të tjera të BE-së. Më pak se 40 për qind e moshës 18-24 dhe rreth gjysma e të anketuarve 25-34-vjeçar u pajtuan me premisën, sipas sondazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar janë të vendosur për të votuar më 23 qershor në një referendum mbi vendimin nëse vendi duhet të qëndrojë në BE apo të largohet bllokut të shtetëve anëtare. Kryeministri britanik David Cameron dhe liderët e 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së arritën një marrëveshje në shkurt për ti dhënë Mbretëria e Bashkuar një status të veçantë brenda bllokut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?