67.4% e ujit shpërdorohet, në shtator nis aksioni i qeverisë

 

Ndërsa zona të tërë në vend vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe në periudhën tjetër të vitit, pjesa dërrmuese e ujit të pijshëm që hidhet në rrjet nuk faturohet dhe shpërdoret. Në raportin e Entit Rregullator të ujit për vitin 2014 theksohet se humbjet në sektorin e ujit të pijshëm arrijnë në 67.4%, duke qenë gati dyfish më të larta se ato në sektorin e energjisë përpara aksionit të qeverisë.

Uji pa të ardhura, është një tregues i cili të paktën në tre vitet e fundit mbetet në nivele aspak të mira dhe përben shqetësimin kryesor në sektor. Niveli i humbjeve në sektor është 67.4% e ujit të prodhuar. Kjo tregon se pjesa më e madhe e ujit të prodhuar humbet, për rrjedhojë nuk gjeneron të ardhura“, theksohet në raportin e Entit Rregullator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Institucioni mbikëyqrës i sektorit të ujit evindenton edhe problematikën e përhershme dhe të pazgjidhur të mungesës së matësave, çka bën që shumë qytetarë ta pagujnë ujin e pijshëm afrofe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me gjithë përmirësimet në këtë drejtim, momentalisht niveli i faturimit afrofe për konsumatorët mbetet në nivele të larta. Shoqëritë deri në fund të vitit 2010 duhet të kishin përfunduar instalimin e matësave për gjithë klientët jo familjarë, por rezultatet tregojnë se në nivel sektori 23% e klientëve jo familjarë i përkasin ende shërbimit afrofe“, theksohet në raport.

 

Në shtator qeveria pritet të ndërmarrë në sektorin e ujit të pijshëm një aksion të ngjashëm me atë të energjisë elektrike, për të detyruar të gjithë konsumatorët, familjarë biznese apo institucuione që të paguajnë faturat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?