67 të dënuar janë prekur nga Covid-19, Sufa: 4 janë të shtruar në spitalin e burgut

Covid-19 është “futur” frikshëm në institucionet e vuajtjes së dënimit. Në një interviste te dhënë për RTV ORA”, nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Fehmi Sufa bën me dije se nga fillimi i pandemisë në këto institucione kanë rezultuar pozitiv 67 të dënuar, ndërsa ka patur vetëm një humbje jete.

“Sot kemi 12 persona të infektuar, nga të cilët 4 janë spitalin e burgut, pasi kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa pjesa tjetër është në karantinë duke u mundësuar trajtim”,-thotë Sufa. Numri dy i burgjeve thotë se masat anti-covid vijojnë të jenë të rrepta në këto institucione, ndërsa takimet me familjarët janë zëvendësuar me shtimin e orareve të lidhjeve telefonike.

Zyrtari i burgjeve sqaron edhe situatën me 380 të dënuarit që përfituan leje të përkohshme për shkak të pandemisë, ku ka patuar edhe nga ata që kanë thyer rregullat. Covid-19 nuk ka shpëtuar edhe personeli që shërben ne këto institucione. Nga të dhënat rezulton se 66 efektiv të burgjeve kanë rezultuar pozitiv që nga nisja e pandemisë ndërsa 1 ka humbur jetën.

Për të mbajtur një të burgosur, duhen rreth 486 euro në muaj. Kjo është një shifër tepër e lartë, e cila tejkalon pagën minimale të një qytetari shqiptar. Nga kjo shifër, nuk është e mundur që Drejtoria e Burgjeve të marrë masa që Covid-19 të mos ketë raste tek të dënuarit?

SHKARKO APP