Nga Aleksandër Biberaj

FALENDERIM PER DELEGATET E KUVENDIT KOMBETAR TE PARTISE DEMOKRATIKE!
Te dashur miq,
Sic mund te jeni ne dijeni, jam votuar nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokratike, per te qene anetar i Keshillit Kombetar. Deshiroj t’i falenderoj si dhe te shpreh respektin dhe mirenjohjen time per delegatet e Kuvendit Kombetar. Falenderoj kryetarin e PD-se z. Basha si dhe lidershipin e PD-se, per propozimin dhe mbeshtetjen per te qene pjese e kandidimit per ne Keshillin Kombetar. Deshiroj te falenderoj gjithashtu strukturat e PD-se se Njesise Nr. 5 (Tirana e Re), grupseksionet dhe seksionet e saj, vecanerisht seksionin e PD-se (Shkolla “Deshmoret e Lirirse”), ku une bej jeten politike qe nga Korriku 2013, te cilet me zgjodhen sekretar seksioni ne vitin 2013, dhe tani ne vitin 2018 delegat per ne Kuvendin Kombetar. Respekt dhe mirenjohje per te gjithe. Do te perpiqem qe te jap kontributin tim modest ne sherbim te PD-se (vlerave, programit, ideologjise, filozofise dhe kauzave te saj), ne sherbim te anetareve, simpatizanteve dhe aktivisteve te saj, me bindjen dhe besimin e plote qe ky sherbim shkon mbi te gjitha, per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk ka nder dhe privilegj me te madh se sa t’i sherbesh popullit dhe vendit tend, eshte misioni me fisnik ne jeten e njeriut, aq me teper ne nje vend si Shqiperia, ku ky sherbim ka qene, eshte dhe mbetet teper i nevojshem dhe mese i domosdoshem, dhe sidomos ne kushtet aktuale, ky sherbim behet nje emergjence kombetare. FALEMINDERIT!

SHKARKO APP