69-vjeçari aksidenton për vdekje një 88-vjeçar
Një 88-vjeçar me inicialet H.J ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tek Mbikalimi i Rrashbullit në autostradën Durrës-Sukth, rreth orës 08:10 të së hënës.
Mësohet se drejtuesi i mjetit 69-vjeçari S.M duke drejtuar mjetin tip ”Voslwagen” ka aksidentuar 88 vjeçarin që po kalonte rrugën në këmbë.
Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

