”69-vjetori i lindjes së Adem Jasharit”, Berisha: Shndërroi Prekazin në ”Krujën e Dytë” të shqiptarëve

Krahas Ditës së Pavarësisë, sot shqiptarët përkujtojnë dhe ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Adem Jashari u lind më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ademi ishte kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Sali Berisha shkruan me mirënjohje, si edhe nënvizon se Adem Jashari shndërroi Prekazin në ”Krujën e Dytë” të shqiptarëve.

”Sot, 69-vjetori i lindjes së Adem Jasharit! Nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufijshme komandantit legjendar, Adem Jashari, që shndërroi Prekazin në ‘Krujën e Dytë’ të shqiptarëve”,-shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?