“7 deputetë refuzojnë Bindjen Demokratike”

Deputeti Myslym Murrizi është distancuar nga partia Bindja Demokratike, që pritet të regjistrohet nesër në gjykatë dhe më pas në KQZ. Murrizi zbuloi se asnjë nga shtatë deputetët e grupit parlamentar demokrat nuk do t’i bashkohen kësaj force politike.

“Në grupin parlamentar prej 7 deputetesh nuk ka pasur asnjë pro kësaj lëvizje. Ata mund ta kishin krijuar subjektin në 2017-ën, kur u lanë jashtë nga Basha. Megjithatë, nuk e besoj së kjo është një ndihmë për Ramën. E theksoj se kam kontaktuar me të shtatët dhe asnjë nuk do të jetë pjesë e kësaj force”, deklaroi Murrizi në emisionin 360 gradë.

Grupi i ri parlamentar i PD përbehët nga Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Halil Jakini, Korab Lita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bindja Partia Demokratike pritet të drejtohet nga Astrit Patozi, pas tërheqjes së papritur të Rudina Hajdarit. Mes themeluesve flitet të jenë edhe Leonard Olli dhe Fabian Topollaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?