7 kandidatët për drejtues të BKH-së 45 minuta intervistë përballë Komisionit

Sot u mbyll edhe faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të testit të poligrafit në datat 24 dhe 25 korrik.

Intervistat u zhvilluan në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke nisur prej orës 09:00. Çdo kandidat iu nënshtrua një interviste 45-minutëshe përballë Komisionit të Përzgjedhjes.

Kjo fazë u monitorua nga përfaqësues ndërkombëtarë dhe kishte në fokus vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjes që secili kandidat ka ndaj sfidave të këtij pozicioni të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni vendosi që të gjithë shtatë kandidatët të kalojnë në fazën e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, sipas nenit 6 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?