7 marsi, Fuga thirrje mësuesve: Mos pranoni sutiena apo…
Ky 7 mars, e ka gjetur profesor Artan Fuga sërisht me të njëjtën këshillë për mësuesit. Siç tij, mësuesit në këtë 7 mars nuk duhet të pranojnë asgjë më shumë se lule, kartolinë apo një punim dore.
Fuga shprehet se rrjepja e prindërve dhe mësueseve është e patolerueshme dhe Ministria e Arsimit nuk duhet të mbyllë sytë para kësaj. ”Bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plaçkitin familjet, krijojnë pabarazi mes nxënësve, dhe veç kësaj tregohen hajdutë, të poshtër dhe bëjnë maskarallëk”.
Nga ana tjetër, ai shton se: ”Ndërkohë prej dy shekujsh ministria e përndershme e Arsimit fle dhe mbyll sytë ndaj kësaj dukurie të turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje të nxënësve dhe të familjeve të tyre”.
Reagimi i Artan Fugës:
7 marsi, dita e mësuesve të përkushtuar, jo ditë takse ndaj nxënësve dhe familjeve të tyre
E kam merak ta përsëris çdo vit. Të gjitha ato mësuese apo mësues që pranojnë nga nxënësit më shumë se një duartrokitje, një tufë lule, një kartoline, hajde një libër, a një punëdore të vogël bërë në shtëpi, pra simbole të kesaj natyre, por pranojnë edhe sutiena, mbathje, byzylykë, zarfe me lekë, deodorante, servise pjatash, vathë, orë, kepucë, kompjuterë, telefona celulare, etj.
Bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plaçkitin familjet, krijojnë pabarazi mes nxënësve, dhe veç kësaj tregohen hajdutë, të poshtër dhe bëjnë maskarallëk.
Ndërkohë prej dy shekujsh ministria e përndershme e Arsimit fle dhe mbyll sytë ndaj kësaj dukurie të turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje të nxënësve dhe të familjeve të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

