“7 mijë dollarë për një foto me Trump”, Meta padi gazetës austriake “Krone Zeitung”

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq gazetën austriake “Krone Zeitung”.

“Ç’koment të kem për këto mjerime të rilindjes lokale dhe ndërkombëtare. E kam parë atë shkrim pa emër për presidentin e një vendi, që nuk është gjë tjetër por një ripërtypje në publik e disa shpifjeve në publik dhe të bëra nga revista Father Jonson. Përsa i takon LSI-së keni një deklaratë nga ish-zëdhënësi Sulçe, ku në 2017-ën kam qenë kryetar Kuvendi. Ai nuk i botoi ato pyetje. Për sa më takon mua, ja ku i keni që në 3 maj 2013, një gazetar i Fax News, Bledian Koka më ka pyetur për këtë çështje dhe përgjigja është e qartë; një mashtrim totalisht. pasi kam marrë pjesë si kryetar i Kuvendit, bashkë me Vasilin, me ftesë dhe gjithçka është e verifikueshme dhe për shkak të kamerave, dhe s’kemi asnjë lidhje me atë mashtrim. Ata thonë; ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 7 mijë dollarë, për të bërë foto me Trump. Por nëse ju duket Vasili si Tramp? Ai është pak mbështetjes i Trump. Është e verifikueshme.”, tha ai.

SHKARKO APP