7 mjete të policisë kufitare në ndjekje të një gomoneje në det
Një gomone e dyshuar se ushtron aktivitet të paligjshëm po ndiqet në ujërat e detit të Vlorës.
Sipas informacioneve të deritanishme, 7 mjete detare të policisë i janë vënë në ndjekje në det të hapur, ndërsa u ka ardhur në ndihmë edhe një dron.
Mjeti lundrues që po ndiqet nga policia ndodhet pranë gjirit të Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar edhe palën italiane të cilat i janë përgjigjur thirrjes se palës shqiptare për ndihmë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.
Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.
Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.