7 pyetjet e Manjanit: Çështja e Teatrit, nuk është çështje aktorësh

Për debatin e shembjes së Teatrit Kombëtar, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka renditur 7 pyetje që ja drejton Kreut të Shtetit, ku nënvizon se: ”Çështja e Teatrit, nuk është çështje aktorësh”. Më tej ai thotë se: ”Çështja themelore që shtrohet, me këtë rast, para instirucioneve dhe shoqërisë sonë është: Do ta ruajmë apo ta fundosim rregjimin juridik e demokratik të Republikës”,-shkruan Manjani në facebook.

Shkrimi i plotë i Ylli Manjanit

Jam shumë i keqardhur që shoh të zhgarraviten aktorë e regjisorë nëpër media përballë njëri-tjetrit. Nuk ka qenë e as as është çështje e tyre vetëm, ndalimi i korrupsionit publik me shitjet e pronës publike tek privati! Nuk ka qenë e as është detyrë vetëm e tyre ruajtja e ikonave të trashegimisë historike!

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktorët e regjisorët janë profesionistë të skenës dhe tek e fundit ata duan një skenë të mirë për të luajtur. Në këtë pikë nuk ka ndarje ndërmjet tyre!

Swiss Digital Mobile Reklama

Tjetër gjë që pushteti manipulon me ndjesitë dhe fukarallëkun e tyre! Por në të vërtetë të gjithë ata duan një skenë më të mirë. Ndaj mirë bëjnë të mos luajnë rolin e bajatit se nuk ju shkon! Çështja themelore që shtrohet, me këtë rast, para instirucioneve dhe shoqërisë sonë është: Do ta ruajmë apo ta fundosim rregjimin juridik e demokratik të Republikës!

Sot duan përgjigje këto pyetje:

1. A mundet pushteti të vendosë ligje të posaçme, pra për një marrëdhënie konkrete e me emra të përveçëm?

2. A mundet pushteti të shmangë procesin e rregullt ligjor, ku secili duhet të jetë i barabartë para ligjit?

3. A mundet që pushteti të heqe sigurinë juridike shtetasve të tij?

4. A mundet pushteti të sillet me pronën publike si në një mall pa zot?

5. A janë të garantuara më liritë dhe të drejtat e shtetasve, kur kushtetuta dhunohet dhe ska Gjykatë ta mbrojë?

6. A mundet që Parlamenti, për shkak të pushtetit absolut, të rrëmbejë detyra e pushtete që u janë dhënë Bashkive dhe institucioneve të tjera?

7. A është sot Republika e Shqipërisë kushtetuese me pushtete të ndara?

Këto janë pyetjet që duhen sqaruar, në radhë të parë nga Kryetari i Shtetit!

Ky i fundit nuk ka pse të niset nga sensibilitete emocionale që vijnë nga grupime artistësh, por duhet ti dalë për zot REPUBLIKËS!

Kjo është çështja!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?