7 viktima dhe 241 raste të reja. Hapet spitali Covid 3, shtrohen 6 pacientët e parë
Covid-19 vijon që të jetë me shifra të larta në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, raporton se betejën nuk e kanë fituar 7 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe se janë kryer 1260 testime në 24 orë dhe se pozitivë me Covid-19 kanë dalë 241 qytetarë. Lajmi i mirë është se po në 24 orë janë shëruar 92 qytetarë.
Vijon të jetë shumë shqetësuese numri i pacientëve të shtruar në spitale. Në total janë të shtruar 319 pacientë, një shifër kjo e lartë, e për pasojë sot u hap spitali Covid, ku janë të shtruar 6 pacientë.
Në një bilanc të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 509 qytetarë e ndërsa janë infektuar 20,875, nga të cilët gjysma e tyre janë shëruar, në konkretisht 11,189.
Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 319
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260
Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509