7 viktima sot nga Covid-19, mes tyre një 34 vjeçar nga Tirana

Një 34-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, është viktima më e re në moshë në 24 orët e fundit. Virusi vdekjeprurës, u shkaktoi vdekjen edhe një 44-vjeçari, 66-vjeçari nga Tirana. Nuk mundën të mbijetonin dhe një 48-vjeçar nga Pogradec, një 68-vjeçar nga Korça, një 68-vjeçar nga Elbasani si dhe një 81-vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë ka kryer 274 testime më pak krahasuar me një ditë më parë, ndaj edhe numri i të infektuarve këtë të shtunë është më i ulët, 241. Të premten hapi dyert spitali i tretë Covid, në ambientet e ish-kurirgjive në QSUT. Në të do të marrin trajtim 6 pacientë, të cilët janë në gjendje më të lehtë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?