7 vite pa parë të birin, 75-vjeçarja ia fal të gjitha

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, solli emocione të forta edhe në këtë nisje të edicionit të dytë. Në studion e “Top Channel” u shfaq një nënë 75-vjeçare, e cila kërkonte të ritakonte të birin, pas 7 vitesh.

Jorgji Bincani, jeton në azil prej vitit 2010 dhe shkak për këtë u bënë konfliktet me nusen e djalit. Që prej asaj kohe, ajo nuk i sheh më, asnjërin prej tyre, as të birin e as nipërit.

“Dua të të bëj të lumtur” bëri të mundur ritakimin e nënë Jorgjisë me të birin Nikon, i cili mbeti pa fjalë për ballë portretit të së ëmës, që kish pranuar të hidhte gjithçka pas krahëve, vetëm që të mos humbiste kontaktet me djalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krah Nikos, u ul me kërkesë të nënë Jorgjisë edhe nusja, e cila shpërtheu në lot dhe kërkoi falje për ato çfarë kishin kaluar, me justifikimin se asokohe ajo po vuante prej depresionit post-partum (paslindje).

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë nuk i përmbajti dot lotët, kur mbesa e nënë Jorgjisë nisi të qarën me ngashërim, për gjyshen që s’e shihte prej vitesh. Në fund të programit, familja u bashkua, por megjithatë nënë Jorgjia do të vazhdojë të jetojë në azil, e vetmja gjë që ajo kërkon është të mos harrohet nga familja e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?