Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:31 Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë Kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët ditën e sotme nëse kishte një ftesë publike për bashkim me Erion Veliajn dhe Elisa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

7 vite për të vërtetuar që Antonion e vr*në, detajet shokuese të një prej ngjarjeve më tronditëse

Aktualitet E mërkurë, 30 Prill 2025 13:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë, në pyllin e fshatit Voskopojë më 14 qershor 2018. Çështja u mbyll pa arritur në konkluzion për vrasje. Nuk u krye as ekspertizë e plotë mjeko-ligjore. Provat kyçe fillestare u neglizhuan: nuk u identifikuan tabulatet telefonike të personave të përfshirë, nuk u morën mostra gjurmësh në vendngjarje dhe nuk u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte çifti atë ditë.

Pas më shumë se dy vitesh, rasti mori vëmendje publike falë emisionit investigativ “Stop”, ku u publikuan detaje tronditëse që përforcuan skenarin e vrasjes. Në fillim të vitit 2021, Gjykata e Korçës vendosi prishjen e vendimit për pushimin e çështjes dhe urdhëroi rihapjen e hetimeve. Pavarësisht urdhrit të gjykatës, hetimi nuk përparoi. Në vitin 2022, përballë presionit mediatik dhe këmbëngules së familjarëve, Prokuroria e Korçës i dërgoi materialet e çështjes në Austri, me shpresën se një palë e paanshme do të nxirrte në pah të vërtetën e rastit. Për zhgënjimin e familjarëve, edhe raporti përsëriti thelbin e të njëjtit përfundim: 18-vjeçari Antonio Karafili kishte kryer vetëvrasje, pasi “nuk provohej prania e një personi të tretë” në aktin e varjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prokuroria e Korçës grumbulloi prova biologjike që implikonin drejtpërdrejt Kejsi Spahillarin dhe Rexhep Vathin si personat e përfshirë në vrasjen e Antonios. Një gjurmë biologjike (ADN) e Kejsit u gjet në çarçafin me të cilin ishte mbytur dhe varur Antonio. E njëjta provë (gjurmë ADN-je) u sigurua edhe për bashkëpunëtorin tjetër, Rexhep Vathi, i cili ndërkohë nuk jetonte më. Kjo provë ishte një pikë kyçe, pasi lidhi fizikisht viktimën me të dyshuarit, duke konfirmuar praninë apo kontaktin e tyre me mjetin e krimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por në përgjimet e bisedave midis Rexhepit dhe Kejsit, të zbardhura nga Prokuroria dhe të raportuara në emisionin “Stop”, Vathi dëgjohet duke e udhëzuar Kejsin si të veprojë dhe çfarë versioni të tregojë, në mënyrë që të dy ata të mos implikohen. Në prill 2025, Prokuroria e Korçës finalizoi hetimin. Pas 7 vitesh nga ngjarja, u arrit të zbardhej e vërteta: Antonio Karafili ishte vrarë. Organet hetuese arritën në përfundimin se autorët e krimit ishin pikërisht e dashura e tij, Kejsi Spahillari, dhe partneri i saj (lidhja paralele) Rexhep Vathi. Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë xhelozia dhe lidhja treshe. Sipas prokurorisë, Kejsi dhe Rexhepi e mbytën Antonion me çarçaf dhe pastaj e varën në pemë, duke inskenuar skenën si vetëvarje.

Mund t'ju interesojë

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një...

Para 4 minutash
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Para 21 minutash
15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Para 26 minutash

Etiketat e lidhura

Antonio Karafili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë
Para 4 minutash

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 21 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase
Para 26 minutash

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian
Para 26 minutash

Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndrimet e Komisioni...

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.