7 vrasje kriminale në Shkodër, por asnjë i arrestuar

Shkodra është ndër qytetet më problematike për sa i përket rendit publik. Përplasjet mes bandave apo hakmarrja bëhet hapur në mes të ditës e në mes të qytetit. Krimi më i fundit në këtë qark ndodhi mbrëmjen e së martës. 44-vjeçari Pjetër Kola u qëllua për vdekje në fshatin Qafe Çele.

Në arrati është edhe vrasësi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje. Bajram Çekorja që dyshohet se fshihet pas këtij krimi dhe një tentative vrasje të ndodhur pak jave më parë nuk është vënë në prangat e policisë. Liria e 24-vjeçarit Bajram Çekorja është alarm për institucionet në Shkodër pasi nuk përjashtohet mundësia e hakmarrjes së tij ndaj vrasësit të babait Ismet Çekorja më 2 shtator ne lagjen Kiras pranë banesës së tij.

Më 15 qershor të këtij viti u ekzekutua me breshëri brenda lokalit Lulash Qepuri. Ngjarja ndodhi në sy të djalit të 76-vjeçarit, por policia nuk mundi dot të arrestojë apo identifikojë të maskuarin që kreu krimin. Në lagjen partizani në Shkodër mëngjesin e 3 qershorit teksa ishte duke pirë kafe u ekzekutua Naim Bajri. Mëngjesin e 12 prillit një lokal në lagjen “Rus”, u ekzekutua Nazmi Bandulla.

E vetmja vrasje e zbardhur nga policia dhe prokuroria e Shkodrës është ajo e Prek Tonajt ndodhur pasditen e 13 shkurtit. 47-vjeçari ndodhej i ulur në një lokal në fshatin Grudë e Re të Shkodrës kur u ekzekutua nga 30-vjeçari Eduart Kësolla për gjakmarrje. Krimi është rrënjosur në këtë qytet duke ndryshuar edhe tipoligjitë të lagjeve si Kiras e Dobraç.

SHKARKO APP