70-­vjeçarja që mbyti djalin: Më tha do të të vras natën moj k…

Pak muaj më parë, rasti i 70-­vjeçares Hatixhe Ahmeti tronditi Lushnjën. Ajo mbyti djalin e saj 40-­vjeçar. Tashmë dosja e të moshuarës është dërguar në gjykatë nga prokuroria dhe do të gjykohet për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në dosjen e prokurorisë është zbardhur edhe rrëfimi i vrasjes së 70­-vjeçares, e cila ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur.

E moshuara ishte kthyer nga Italia më 15 mars, ku kishte shkuar për të vizituar vajzat.

Atë e kishte marrë në telefon i biri Pëllumb Ahmeti, që kërkonte kthimin e saj, pasi thoshte se ishte sëmurë dhe kishte djegur duart. Ai e kishtë kërcënuar atë se nëse nuk kthehej, do të shkatërronte dhe shiste shtëpinë. Sipas dëshmisë së të moshuarës, i biri kishte dalë nga shtëpia rreth orës 16:00, ndërsa kjo e fundit nuk i kishte dhënë lekë.

Ai u kthye në shtëpi rreth orës 20:30 i gjakosur dhe i kishte kërkuar sërish para. Sipas Hatixhesë, ai përplaste kokën në mur dhe thoshte “vdiqa, mbarova, dua lekë, më jep lekë, do të mbys natën moj k…., do të ther, do të vras….”. Në një moment, ai kishte përplasur kokën në mur dhe kishte rënë përdhe.

Atëherë Hatixheja është afruar dhe i ka hedhur duar në fyt. Më vonë ajo ka marrë një rrobë, e ka bërë në formë litari dhe e ka shtrënguar të birin në fyt, duke e mbytur, raporton Panorama.

Gjatë gjithë natës kishte qendruar në dhomë, ndërsa në mëngjes ishte ngritur dhe kishte pastruar shtëpinë, duke zhdukur provat. Më pas kishte shkuar në shtëpinë e një fqinji, duke treguar se çfarë kishte ndodhur. 

SHKARKO APP