700 shqiptarët e Bambergusë në Gjermani
700 shqiptarë jetojnë në Bambergu, një nga qytet më të bukura të Gjermanisë. I vendosur në pjesën veriore të Bavarisë. Shqiptarët kanë krijuar edhe një organizëm të tyren si mundësi për t’u bashkuar, për të ruajtur e përcjellë gjuhën e kulturën e kombit tonë.
Në njërën nga godinat më historike të këtij qyteti i cili është pothuajse i gjithi i mbrojtur nga UNESCO, u bë ceremonia zyrtare ku morën pjesë disa politikanë të lartë Gjerman si Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Thomas Silberhorn, Melanie Huml, Ministre e Shëndetësisë së Bavarisë, po ashtu një nga Kryetarët e Bashkisë së Bambergut, Wolfgang Metzner.
Gjithçka ishte organizuar nga Florim Gashi një atdhetar që është vendosur në Gjermani prej vitit 1992.
KOHA JONË SONDAZH

