FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

71 raste aktive me Covid-19 dhe mbi 930.126 të vaksinuar në Shqipëri

Në mbarë Shqipërinë janë vetëm 71 raste aktive me Covid-19, ndërsa vaksinimi masiv vijon prej muajsh. Gjatë 24 orëve të fundit të një dite më parë vendi regjistroi 3 raste të tjera me koronavirusin, ndërkohë një person ndërroi jetë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.509 ndërsa numri i të vdekurve është gjithsej 2.456.

Numri i të shëruave ka shkuar në 129.982. 792.878 testime për personat e dyshuar me Covid-19 janë kryer që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani janë bërë 930.126 të vaksinuar, prej të cilave 389.436 qytetarë kanë marrë të dyja dozat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?