717 milionë dollarë për të parandaluar përmbytjet në Shkodër, llogaritë i ka bërë Ministria e Bujqësisë
Shqipëria duhet të shpenzojë 717 milionë dollarë, që shkodranët të mos ju rikthehen varkave, toka mos rrëshqasë duke bllokuar rrugën e mbi të gjitha që rrjedha e ujit mos marrë jetë.
Llogaritë i ka bërë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Strategjinë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit deri në vitin 2031.
Këtë vit, 61 bashkive në vend iu shpërnda një buxhet në vlerën e 564 milionë lekë apo rreth 5 milionë dollarë për ujitjen dhe kullimin. Në raport me nevojat, kjo shifër është 143 herë më e ulët.