
Mali i Korabit tërheq gjatë gjithë vitit vizitorë, dashamirës të natyrës që tentojnë ngjitjen deri në majë apo shijojnë peizazhet mbresëlënëse. Bora e shndërron Korabin në “magnet” për aventurierët e sporteve dimërore. Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit pamje mbresëlënëse nga Korabi i mbuluar me borë, ku adrenalina e rrëshqitjes me motor bore nga majat e larta ofron një përvojë unike, mes peizazheve që duket sikur prekin qiellin.